5 janari, ultimatumi i Berishës ndaj Bashës, Rama: Si legjendë kreshnikësh, përgatituni për estradë

Përditësuar më: 30/12/2021, ora 12:51

5 janari, ultimatumi i Berishës ndaj Bashës, Rama: Si legjendë kreshnikësh, përgatituni për estradë

Përditësuar më: 30/12/2021, ora 12:51

Në konferencën e fundvitit, kryeministri Rama u pyet nga gazetarët nëse do të çonte policinë në selinë e PD-së më 5 janar, kur është edhe afati i fundit ndaj Lulzim Bashës, i vendosur nga Sali Berisha, që ai të lirojë zyrën.

Rama u shpreh se kjo përballje është kthyer në qesharake dhe parashikoi që ajo ditë do të jetë estradë.

“Nuk kam lënë datë, por e kam në plan të merrem me leximin e Mujit dhe të Halilit dhe jo me temën e kullës së PD-së. Kjo u bë si legjendë kreshnikësh që do të përballen filan datë dhe të gjithë ne do të merremi me përballjen e tyre. Kjo është qesharake, marrëzi, por edhe pak si ajo shprehja çfarë të kërkosh, do të gjesh. I shkoi jeta duke kërcënuar e luftuar për të marrë kryeministrinë, tani po luftojnë për të marrë selinë e PD-së. Qesharake, por edhe shumë keqardhje, me thënë të drejtën. Me një fjalë, përgatituni për estradë.