Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Aksident i rëndë në Pukë, 5 persona bien në humnerë, mes tyre gazetari i njohur

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2021, 19:49 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur rrugës për në Malin e Munellës, ku 5 alpinistë amatorë në eksplorim e sipër kanë rrëshqitur duke rënë në humnerë.

Sipas burimeve të policisë,  gjatë lëvizjes në këmbë 2 prej tyre, shtetasit Ndoc Mulaj, rreth 60 vjeç dhe ekspertit mjedisor Ilir Shyti,  rreth 30 vjeç, kanë rrëshqitur duke rënë në humnerë.

Gazetari Alfred Lela dhe Ndoc Mulaj, që nuk është gjendur ende

Sipas informacioneve, ndër të tjerët ishte edhe gazetari i njohur Alfred Lela, që është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe eksperti mjedisor Ilir Syli. 

Pas 2 orëve kërkimesh në  një terren shumë të vështirë është bërë e mundur gjetja e Ilir Shytit i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore si dhe vazhdojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Ndoc Mulaj.

Pritet ndërhyrja me helikopter për operacionin e shpëtimit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë