Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Aksident në rrugën e Arbrit, raportohet për dy të plagosur

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2021, 18:52 | Kronikë

Një aksident është regjistruar këtë mbrëmje, në rrugën e Arbrit në fshatin Bastar i Mesëm të Bashkisë Tiranë. Një mjet tip fuoristradë i cili po udhëtonte në drejtim të Tiranës ka dalë nga rruga duke ngecur në murin anësor.

Për pasojë dyshohet se janë plagosur dy personat të cilët ndodheshin në automjet. Dëshmitar nga vendngjarja thanë se ato janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Vendi ku ndodhi aksidenti është pjesë e Bypassit të Murrizit në rrugën e Arbrit.

Duke qenë se ky segment është hapur provizor, qarkullimi në të sipas ekspertëve duhet bërë me shumë kujdes, për shkak të kthesave të forta dhe karrexhatës së ngushtë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë