Arsimi profesional, bie interesi, shkak Covid-19, pagat e ulëta dhe largimet nga vendi

Përditësuar më: 30/12/2021, ora 14:54

Arsimi profesional, bie interesi, shkak Covid-19, pagat e ulëta dhe largimet nga vendi

Përditësuar më: 30/12/2021, ora 14:54

Të rinjtë po humbasin interesin ndaj arsimit profesional. Kjo provohet nga shifrat e të regjistruarve, të cilat paraqiten në rinie nga viti në vit. Nga më shumë se 21 mijë nxënës në shkollat e mesme profesionale publike në vitin mësimor 2017-2019, shifra ra në 16 mijë e 895 sivjet. Pandemia Covid-19 cilësohet të jetë njëri shkak.

Trendi në rënie pranohet edhe nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila në dokumentin e reformave për dy vitet e ardhme, “fajëson” ndryshimet demografike si shkaktare të kësaj tkurrje.

Nga ana tjetër, qendrat e formimit profesional e kanë përqendruar “fushatën” e tyre për të thithur të rinjtë te hapja e programeve të reja të studimit.

Përveç tkurrjes së numrit të nxënësve, arsimi profesional përballet edhe me mungesën e një hallke që lidh nevojat e tregut me drejtimet arsimore. Gjithashtu, kualifikimi jo i përshtatshëm i forcës së punës që vjen edhe si pasojë e orientimit të gabuar në kurrikulat mësimore e bën perspektivën e të rinjve jo optimiste.