“Basha duhet ta kishte pritur reagimin e Berishës”, Kalemaj: Ka pasur disa precedentë

Përditësuar më: 30/12/2021, ora 22:21

“Basha duhet ta kishte pritur reagimin e Berishës”, Kalemaj: Ka pasur disa precedentë

Përditësuar më: 30/12/2021, ora 22:21

Politologu Ilir Kalemaj, i ftuar në “Absolut 4” me Blendi Salajn, u shpreh se Lulzim Basha duhet ta kishte pritur një reagim shumë të fortë nga Sali Berisha, kur e pezulloi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

“Basha nuk e priste këtë përgjigje të Berishës, që për mendimin tim duhet ta kishte pritur. Berisha ka pasur precedentë të mëparshëm. Berisha ka kaluar nga një ekstrem në ekstremin tjetër me benjaminët e tij politikë. Ky nuk është rasti i parë”, theksoi Kalemaj.

“Mendoj që Basha u kap në befasi nga kundërpërgjigjja e Berishës”, shtoi politologu.