Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Fluks në Portin e Vlorës, dyfishohet numri i emigrantëve që vijnë për Vitin e Ri

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2021, 14:08 | Aktualitet
Fluks në Portin e Vlorës, dyfishohet numri i emigrantëve që

Ndërrimi i viteve ka sjellë dhe emigrantë shqiptarë të cilët natën e Vitit të Ri do ta kalojnë pranë familjeve të tyre në Vlorë.

Fluksi i ardhjes së emigrantëve është shtuar prej disa ditësh në Portin e Vlorës, madje në krahasim me dy vitet e fundit, ardhjet janë dyfishuar.

Edhe pse situata nga pandemia në shtetin fqinjë nuk është e mirë, emigrantët shprehen se kanë mall për familjarët e tyre, ka dhe nga ata që kanë më shumë se dy vite që nuk kanë qenë në Shqipëri për shkak të pandemisë.

Shefi i përpunimit në portin e Vlorës, Festim Skëndaj, shprehet se, duke bërë një krahasim me një vit, fluksi i hyrjes është dyfishuar, por vite me parë kur pandemia nuk njihej fluksi i hyrjes arrinte në 20 mijë.

Vetëm gjatë ditës së enjte, nga Porti i Vlorës kanë hyrë rreth 320 persona, ndërsa lëvizjet do të vijojnë deri në datë 31 dhjetor.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli