Incidenti me alpinistët në Pukë, gjendet i pajetë Ndoc Mulaj

Përditësuar më: 30/12/2021, ora 23:47
KR Markimi i shtigjeve frame 652 1024x576

Incidenti me alpinistët në Pukë, gjendet i pajetë Ndoc Mulaj

Përditësuar më: 30/12/2021, ora 23:47

Ndoc Mulaj, një nga alpinistët që ra në humnerë pasditen e sotme, rrugës për në Malin e Munellës, është gjetur i pajetë nga operacionet e kërkim-shpëtimit..

Më parë, është bërë e mundur gjetja e Ilir Shytit, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Duke eksploruar në Malin e Munellës Mulaj dhe të tjerët kanë rrëshkitur duke rënë në humnerë. Ilir Shyti u gjet gjatë kërkimeve dhe u transportua në spital, ndërsa pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrëfikses, pjestarë të shoqatës së alpinistëve Pukë dhe banorë të zonës, në vijuar kushte klimaterike të vështira dhe terren të thepisur, u gjet edhe trupi i pajetë i Mulajt.