Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Kosova në kthetrat e krizës”, Rama: Brenda një dekade, Shqipëria do të kalojë në eksportuese neto të energjisë

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2021, 11:19 | Politikë
“Kosova në kthetrat e krizës”, Rama: Brenda një

“Çmimet kanë arritur në 450 euro për megavat, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme, kemi lëvizur me një mesatare prej 100 eurosh për megavat. Ky është një çmim marramendës. Po të kemi parasysh totalin vjetor, kemi lëvizur prej një mesatarja prej 50 eurosh. Paralajmërimi im u komentua si një alarm fals, tani nuk duket se ka një fund të qartë. Është folur për qershorin, por askush nuk mund ta konfirmojë këtë tani. Kompleksiteti i krizës shkon nga gjeopolitika tek efektet e ndryshimeve klimatike”.

Kështu u shpreh kryeministri Rama në konferencën e fundvitit teksa foli për krizën e energjisë elektrike. Ai u shpreh më tej se qeveria i ka qëndruar mburojë familjeve dhe biznesit të vogël, ndërsa theksoi se po përgatitet një skemë lehtësuese edhe për bizneset e mëdha.

“Ndërkohë që vendet rreth e rrotull kanë rritur çmimet apo janë duke i përgatitur, ne i kemi qëndruar një ideje fikse se do t’u bëhemi mburojë konsumatorëve familjarë dhe biznesit të vogël. Ne po përgatisim edhe për bizneset e mëdha një skemë lehtësuese. Ne po qëndrojmë në këto parametra pasi ne e kemi adresuar krizën me një referim të skemës së furnizimit. Deri tani, jemi besimplotë se të paktën deri në qershor, ndërsa parashikojmë edhe një efekt lehtësues pa qenë sot në mundësinë për të qenë të saktë sa do të jetë efekti lehtësues mbi rajonin në periudhën mars-prill. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë konsumatorët familjarë. Qeveritë gjykohen për atë që ndodh, por në afatmesëm dhe të gjatë vlerësohen edhe për atë që nuk lejojnë të ndodh. Për mua, moslejimi i rënies së dallgës mbi familjet dhe bizneset e vogla është një nga punët më fantastike të kësaj qeverie të re që ka edhe 4 vjet përpara.

Kosova është sot në kthetrat e një krize që praktikisht për arsye objektive, sipas meje, është e mbërthyer nga kthetrat e krizës. Kjo për të gjithë ata që thoshin nuk ka krizë. Më vjen shumë mirë që sot jemi në gjendje jo vetëm të garantojmë furnizimin me energji për vendin tonë, por ta bëjmë këtë jo vetëm pa kufizime, por edhe pa rritje të çmimit dhe t’i japim Kosovës që dy ditët që ndajnë vitet, të kenë furnizim të pandërprerë me energji”.

Më tej, kryeministri u shpreh se ambicia e qeverisë është që brenda një dekade, Shqipëria të kalojë në eksportuese neto të energjisë. “Dy fjalë për adresimin e problemit të energjisë me afat të gjatë. Ambicia jonë është që brenda kësaj dekade, Shqipëria të kalojë në eksportues neto të energjisë. Domethënë që garanton furnizimin dhe shet për të tjerët. Këtë do ta bëjmë duke rritur kapacitetet, duke zgjidhur problemin e hedhjes së parave bashkë me ujin kur nuk kemi mundësi të rezervojmë ujë për ditët e thata, gjë që do të na e mundësojë Skavica, B. Duke vënë në punë më në fund me një skemë të re Tecin e Vlorës, duke diversifikuar furnizimin me energji dhe D duke rritur kapacitetet e prodhimit nga Uji, ku jemi duke vlerësuar një projekt të madh që do të shtojë ndjeshëm kapacitetet”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani