Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Manifestim për të pagjeturit, familjarët në Prishtinë: Zoti i dënoftë, se drejtësia po vonon

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2021, 18:53 | Kosova
Manifestim për të pagjeturit, familjarët në Prishtinë:

“Zoti i dënoftë se drejtësia po vonon”. Ishte ky mesazhi i familjarëve të të pagjeturve të luftës së Kosovës, që manifestuan në sheshin e Prishtinës në ditën e veteranit.

Homazhe u bënë dhe në obeliskun për të zhdukurit. Ndërsa drejtësi u kërkua dhe për foshnjet që u vranë dhe masakruan në djep. Bajram Çerkini, kryetar i shoqatës “Zëri i prindërve”, u shpreh: “Sfida numër një, nuk është zbardhur fati i personave të pagjetur, ajo çfarë është premtuar. Krejt viti na ka mbetur duke vajtur e duke kërkuar çfarë? Duke i dëgjuar plagët të cilat i kemi të pashërueshme. Por, na ka ndodhur edhe një gjë që e ka përfshirë gjithë Europën, një sëmundje që na i ka marrë vetëm ne shoqatës “Zëri i Prindërve” 8 persona. Pa e ditur për më të afërmit e tij apo fëmijët e tij se ku ndodhen, asnjë shenjë nuk ka që mund ta dijë ku është marrë prej forcave serbe apo kriminelëve serbë, të cilët e kanë bërë krimin edhe në këto bebe që nuk e dimë ende ku janë”.

Andin Hoti, kryesues i komisionit të personave të zhdukur, tha: “Zoti i dënoftë ata që na i kanë bërë tërë këto. Të njëjtën vuajtje që e keni ju, e kemi dhe ne. Të njëjtën vuajtje që e kanë secili familjar këtu e kanë dhe 1617 familjarë të tjerë dhe ende sot pas 22 viteve vuajtje, çështja e personave të zhdukur vijon të mbetet e politizuar dhe vazhdon të bëhet krim i dyfishtë dhe trefishtë duke mos treguar se ku janë, nëse jo gjallë, eshtrat e tyre”.

Pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve nuk duhet të ketë asnjë normalizim të raporteve me Serbinë, sipas tij: “Ka qenë e vazhdueshme thirrja jonë e familjarëve që bashkësia ndërkombëtare jo vetëm të rrisë presionin, por edhe të kushtëzojë Serbinë”.

Sa i përket çështjes së të zhdukurve të luftës, ata kërkuan që Vleko Dalloviç të mos jetë kryetar i delegacionit të Serbisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani