Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ndërrimi i viteve në burg, 180 të paraburgosur në Vlorë drejt riintegrimit

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2021, 18:34 | Sociale
Ndërrimi i viteve në burg, 180 të paraburgosur në Vlorë

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Vlorë ka organizuar për 180 të paraburgosur festën e fundvitit.

Me një atmosferë të ngrohtë, muzikë e të ftuar, të paraburgosurit kanë ndjerë aromën e festave. Engjëllush Avdulaj, kreu i këtij institucioni, u shpreh se gjatë këtij viti i është kushtuar rëndësi e veçantë riedukimit dhe riintegrimit të të paraburgosurve. Si shembull u soll rasti i 90 prej tyre, që tashmë gëzojnë një diplomë profesionale, ndërsa po synohet hapja e klasave të shkollës së mesme.

Në cilësinë e përfaqësuesit të Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtares së Komisionit të Sigurisë, Pranvera Resulaj, ngriti nevojën e përmirësimit të klimës shoqërore e sociale më të mirë brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Drejtësia e re dhe funksionale është shpresa se parimet e së drejtës do të jenë në bazë të sistemit të drejtësisë në optikën e deputetëve të Parlamentit.

Të ftuarve u janë dhuruar punë dore të vetë të paraburgosurve, ndërsa të veshur me kostume popullore, këta të fundit kanë kënduar isopolifoni e i janë gëzuar festës.

Në aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të pushtetit lokal si dhe komuniteteve ferare. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani