Nuk rinovon me Barçën, Dembele arrin marrëveshjen me klubin italian

Përditësuar më: 30/12/2021, ora 16:59
dembele

Nuk rinovon me Barçën, Dembele arrin marrëveshjen me klubin italian

Përditësuar më: 30/12/2021, ora 16:59

Ousmane Dembélé nuk do të rinovojë kontratën e tij që e lidh me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni dhe ka arritur marrëveshje me Juventusin.

Sipas “Mundo Deportivo”, sulmuesi francez po negocion me Paris Saint Germain, por nga ana tjetër, “Sport” garanton se ai ka rënë dakord tashmë që sezonin tjetër të transferohet në Serinë A.

Por, ata nuk përjashtojnë mundësinë që në “ankandin” për Dembele të futen edhe klube angleze si Manchester United, Arsenal apo Newcastle.