“PD drejt një fundi të merituar”, Rama: Prej vitesh ka prodhuar veç mite, kërkon pushtet pa pasur kapacitete

Përditësuar më: 30/12/2021, ora 12:21

“PD drejt një fundi të merituar”, Rama: Prej vitesh ka prodhuar veç mite, kërkon pushtet pa pasur kapacitete

Përditësuar më: 30/12/2021, ora 12:21

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama komentoi dhe situatën brenda Partisë Demokratike, si dhe iu përgjigj pyetjes se nëse mbështet qëndrimin e Lulzim Bashës në krye të kësaj partie.

Kreu i qeverisë, e cilësoi Lulzim Bashën si një nga dy anët e një marrëzie e cila po e çon PD-në drejt fundit. Sipas Ramës, PD-ja prej vitesh ka prodhuar vetëm mite me fitore të vjedhura dhe kërkon pushtet edhe përse nuk ka kapacitetet e duhura.

“Lulzim Basha është një nga dy anët e një marrëzie që po e çon PD-në drejt një fundi të merituar për shkak se është një fund i përgatitur me vite, jo nga unë, as nga ne, as nga shqiptarët që e mbështesin PD-në, por pikërisht nga këto dy figurat që janë shëmbëlltyra e asaj që është përgatitur me këmbënguljen e verbër të përsëritjes së njëjtës gjë, në kërkim të rezultateve të tjera. Një forcë që prej vitesh nuk ka prodhuar asgjë tjetër veç mite, fitore të vjedhura dhe sherre, rrëmujë që kanë dëmtuar vendin. Me një përpjekje për t’u rikthyer në pushtet pa pasur kapacitete për të qeverisur. Për mua është e qartë, nuk kam asnjë punë as me njërin, as me tjetrin. Janë dy burra në hall të madh dhe hallin e tyre e kanë kthyer në hallin e partisë të tyre dhe duan ta kthejnë në hallin e Shqipërisë. Nuk e di çfarë do të sjellë e ardhmja, por si janë gjërat nuk kam asnjë arsye për t’u marrë as me njërin, as me tjetrin. Nuk kam asnjë preferencë, është një marrëzi e ndarë përgjysmë”, u shpreh Rama.