Putin e Lukashenko janë një skuadër, në politikë dhe hokej në akull

Përditësuar më: 30/12/2021, ora 16:01

Putin e Lukashenko janë një skuadër, në politikë dhe hokej në akull

Përditësuar më: 30/12/2021, ora 16:01

Presidentët e Rusisë dhe Bjellorusisë bashkuan forcat në fushën e akullt, për të arritur një fitore vendimtare në hokej, 18-7, teksa u takuan në Shën Pjetërburg të mërkurën.

Vladimir Putin dhe Alexander Lukashenko luajtën për të njëjtën skuadër, por Putin shënoi 7 gola, ndërsa homologu bjellorus vetëm 2. Dy presidentët morën pjesë në një ndeshje bamirësie pas takimeve dypalëshe.

Putin konfirmoi se Rusia dhe Bjellorusia kanë rënë dakord të organizojnë një tjetër stërvitje të përbashkët ushtarake në shkurt ose mars të vitit 2022. Stërvitja është planifikuar të zhvillohet në territorin bjellorus, në një kohë tensionesh të paprecedentë mes Perëndimit dhe Lindjes.

Rusia kërkon që NATO të mos pranojë në radhët e saj Ukrainën, ndërsa NATO dhe SHBA akuzojnë Rusinë se po planifikon ta pushtojë vendin fqinj, e për këtë sjellin si provë rreshtimin e mijëra trupave në kufi.