Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rama: Program të ri strehimi për familjet në nevojë dhe çiftet e reja

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2021, 11:40 | Politikë
Rama: Program të ri strehimi për familjet në nevojë dhe

Kryeministri Edi Rama deklaroi, se së shpejti, qeveria do të angazhohet për një program të ri strehimi për qytetarët në nevojë për shtëpi dhe çiftet e reja.

Sipas Ramës, ky program do të ketë skema financiare të lehta për familjet dhe shtoi se ai do të frymëzohet nga dijet që u morën nga procesi i rindërtimit.

“Frymëzim që kemi marrë nga rindërtimi. Kemi kapacitete, dijen për një program të ri kombëtar strehimi. Këto vepra që flasin vetë me standarde të reja urbanistike dhe sigurie në aspektin e mbështetjes sociale për njerëzit në nevojë për shtëpi na japin mundësi të angazhohemi me një program të ri për strehimin. Nuk do presim tërmet tjetër për të ndihmuar familjet që kanë nevojë për strehim, kuptohet me skema financiare të lehta për familjet dhe për çiftet e reja”, u shpreh Rama.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu