Reforma në turizëm, parashikohen ndërhyrje edhe në certifikimin e operatorëve

Përditësuar më: 30/12/2021, ora 18:38

Reforma në turizëm, parashikohen ndërhyrje edhe në certifikimin e operatorëve

Përditësuar më: 30/12/2021, ora 18:38

Turizmi do të përballet me një seri reformash të thella nisur nga viti i ardhshëm. Është ky parashikimi që qeveria bën në dokumentin e reformave 2022-2024.

Ndryshimet prekin operatorët, guidat, strukturat akomoduese si dhe shfrytëzuesit e hapësirave bregdetare në përgjithësi.

Mirëpo, për përfaqësues të sektorit, këto propozime janë të pamjaftueshme pasi turizmi ka nevojë për rishikime të gjithë-anshme ligjore.

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa thotë se reformimi duhet të nisë nga operatorët.

“I punësojnë punëtorët sa te marrin licencën, dhe pastaj i heqin. Prandaj duhet një kontroll më i fortë, dhe duhen monitoruar këto operatorë”, thotë ai.

Turizmi konsiderohet si sektor prioritet nga qeveria për shkak edhe të peshës së kontributit që jep në Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar. Informaliteti i lartë dhe konkurrenca e pandershme vlerësohen si dy ndër plagët që frenojnë zhvillimin e tij deri në kalimin e etapës elitare.