Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Revolucion te Partizani, Kaçe drejt largimit, Kallaku do të vishet i kuq

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2021, 15:15 | Futboll
Revolucion te Partizani, Kaçe drejt largimit, Kallaku do të vishet i

Pas largimit të trajnerit Ilir Daja, te Partizani po përgatisin edhe revolucionin në skuadër. Ergys Kaçe, ylli i afruar me bujë gjatë verës dhe lojtari me pagën më të lartë mund të largohet.

Për të ulur shpenzimet, të kuqtë kërkojnë zgjidhjen e kontratës me marrëveshje, ndërsa pozitivisht mund të ndikojë edhe interesi që Apollon Smirni nga Superliga greke, ka shfaqur për mesfushorin.

Ndërkohë, afrimi i rëndësishëm do të jetë ai i Sherif Kallakut. Fantazisti i larguar nga Teuta pas gjysmës së parë të sezonit, ka gjetur akordin me Partizanin dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Në këtë mënyrë, lojtari në pronësi të Lokomotivës së Zagrebit pritet ta mbyllë sezonin në Superiore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani