Situata me pandeminë, Meksika autorizon përdorimin e vaksinës kubane

Përditësuar më: 30/12/2021, ora 10:33
Untitled collage 2021 12 30T082812.138 1280x720

Situata me pandeminë, Meksika autorizon përdorimin e vaksinës kubane

Përditësuar më: 30/12/2021, ora 10:33

Nisur me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit, në ditët e fundit, për shkak dhe të qarkullimit të variantit Omicron, Komisioni Federal për Mbrojtjen nga Rreziqet Sanitare në Meksikë autorizoi përdorimin emergjent të vaksinës kubane kundër koronavirusit.

Sipas autoriteteve përgjegjëse, kjo vaksinë e quajtur Abdala përshtatet me rregullat meksikane të sigurisë, efikasitetit dhe cilësisë.

Një person që vaksinohet me Abdala duhet të marrë 3 doza të ndara me intervale 14-ditore dhe kjo vaksinë duhet të ruhet në temperatura 2-8 gradë.