“Suksesi i PS, mobilizimi i votuesve të saj të përhershëm”

Përditësuar më: 30/12/2021, ora 21:21

“Suksesi i PS, mobilizimi i votuesve të saj të përhershëm”

Përditësuar më: 30/12/2021, ora 21:21

Studiuesi Afrim Krasniqi, i ftuar në studion e “Absolut 4” me Blendi Salajn, në A2 CNN, tregoi çelësin e suksesit të Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit.

“Nëse shohim aspektin statistikor, PS-ja ka të njëjtin numër votash në dy zgjedhjet e fundit. Që do të thotë se Partia Socialiste e ka suksesin më të madh në mobilizimin e votuesve të saj të përhershëm. Ky është suksesi i PS-së dhe prandaj i ka fituar zgjedhjet me të njëjtin numër votash. Ndërkohë që opozita nuk ka arritur të rekuperojë humbjen që pati në vitin 2013 ose të krijojë një formulë midis aleatëve”, u shpreh Krasniqi.

Nga ana tjetër, sipas tij, opozita tregoi me ngjarjet e fundit brenda saj, se nuk ishte e përgatitur për zgjedhje.

“Ne kuptuam që opozita ishte tërësisht e papërgatitur për fushatën elektorale dhe zgjedhjet. Opozita, siç po e tregon koha sot, hyri në zgjedhje tërësisht e papërgatitur. Shpresa e tyre ishte vetëm në faktin se mandati i tretë nuk fitohet dot dhe njerëzit do të jenë lodhur me Partinë Socialiste. Gjithashtu, brezi i ri i votuesve, që duhet të sillnin frymë të re me votën e tyre, nuk u bindën për të shkuar në kutinë e votimit”, theksoi Krasniqi.