Ultimatumi i Berishës, Basha tregon se çfarë do të ndodhë në 5 janar

Publikuar më: 30/12/2021, ora 18:23

Ultimatumi i Berishës, Basha tregon se çfarë do të ndodhë në 5 janar

Publikuar më: 30/12/2021, ora 18:23

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, tregoi për gazetarët se çfarë do të ndodhë në datën 5 janar, datë në të cilën Sali Berisha i ka kërkuar që të lirojë zyrën.

“Asgjë nuk do të ndodhë pas datës 5 janar. PD-ja është e përgatitur për çdo situatë dhe ne nuk do të lejojmë trekëndëshin e Bermudës që fushën e betejës ta zhvendosë te përplasja e demokratëve për interesat e një personi të vetëm. Ëndrra e Edi Ramës për ta damkosur PD-në me një “non grata”, është shuar”, u shpreh Basha.

“Ëndrra e Edi Ramës për ta damkosur PD-në me “non gratën” amerikane mori fund më 9 shtator dhe u bë pluhur e hi më 18 dhjetor. Demokratët zgjodhën të ardhmen dhe e zgjodhën me vetëdijen se askush veç nesh nuk posedon forcën, vizionin dhe potencialet për të ecur përpara”, shtoi kreu demokrat.