Zyrtarisht kampion bote, Briken Calja merr përgjigjet e testeve antidoping

Publikuar më: 30/12/2021, ora 15:29
medaljet briken calja kampionati boteror 1280x720

Zyrtarisht kampion bote, Briken Calja merr përgjigjet e testeve antidoping

Publikuar më: 30/12/2021, ora 15:29

Briken Calja shkëlqeu në Botërorin e fundit të peshëngritjes, duke arritur të marrë një medalje të artë në stilin e shkëputjes dhe dy medalje të argjendta.

Këtë të enjte, peshëngritësi shqiptar ka bërë të ditur se ka marrë rezultatet e testeve antidoping, nga ku ka rezultuar negativë.

“Një lajm i mirë mbërriti këtë mëngjes: Testet antidoping dolën duke treguar pastërtinë dhe vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të fundit.

Jam jashtëzakonisht i lumtur që medaljet e arit dhe të argjendit certifikohen si të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe personalisht të miat.

Zyrtarisht Kampion Bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh”, shkruan Calja në rrjetet sociale.