Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara uron vitin e ri: Kemi ende shumë punë përpara

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2021, 11:07 | Aktualitet
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara uron vitin e ri: Kemi ende shumë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zgjodhi një video-mesazh për të uruar shqiptarët për vitin e ri 2022 që po troket te dera.

Diplomatja amerikane renditi disa nga ngjarjet kryesore që shënuan vitin 2021 në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Mes të tjerash, Kim vlerësoi përparimin në reformën në drejtësi dhe shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje në plotësimin e rekomandimeve të ODIHR për zgjedhjet.

“Të dashur miq. Është e vështirë të besosh që vitit 2021 po i vjen fundi. Ishte padyshim një vit sfidash të jashtëzakonshme, ndërsa bota vijoi të përballej me pandeminë dhe teksa Shqipëria vijoi rimëkëmbjen nga tërmeti dhe u përball me përmbytjet dhe zjarret e këtij viti. Pavarësisht këtyre sfidave Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, jo vetëm festuan 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, por edhe bëmë përparim historik drejt forcimit të demokracisë, zgjerim të bashkëpunimit tonë në fushën e mbrojtjes dhe rritjes së mundësive të përbashkëta të biznesit. Me krenari iu mbështetëm tek ecnit përpara drejt zbatimit të reformës në drejtësi. Gjykata Kushtetuese, pas tre vitesh përgjumje filloi të funksionojë në fillim të këtij viti, duke iu bashkuar elementeve të tjerë të drejtësisë shqiptare, përfshirë SPAK dhe BKH. Falë profesionalizmit dhe përkushtimit tuaj kemi nisur të shohim rezultate reale dhe positive në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ajo po ecën përpara, duke ju sjellë më afër vendit që iu takon si anëtarë të BE dhe më afër SHBA. Qytetarët këtë vit ushtruan të drejtën themelore të demokracisë atë të ushtrimit të votës në zgjedhjet e përgjithshme. Raporti i ODIHR doli në përfundimin se procesi u zhvillua në mënyrë të organizuar, transparente dhe të qetë. Në të njëjtën kohë, raporti vuri në dukje mangësi dhe parregullsi dhe ne mirëpresim që t’iu mbështesim për t’iu përgjigjur rekomandimeve të ODIHR. Këtë vit Shqipëria mirëpriti Defender Europe 21, stërvitjen më të madhe ushtarake të udhëhequr nga SHBA, të mbajtur ndonjëherë në Ballkanin Perëndimor. Pothuajse 6000 ushtarë amerikanë, përfshirë gjeneralë me 4 yje erdhën në Shqipëri, të gjithë u larguan me një vlerësim të thellë për partneritetin tonë si aleatë të NATO”, shprehet ambasadorja Kim.

https://www.youtube.com/watch?v=wVnwMPpK_To&t=70s

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli