Cenoi sigurinë kombëtare, Kosova shpall “non grata” zyrtarin rus të UNMIK

Përditësuar më: 31/12/2021, ora 18:00
MB KOSOVA NON GRATA frame 686 1280x720

Cenoi sigurinë kombëtare, Kosova shpall “non grata” zyrtarin rus të UNMIK

Përditësuar më: 31/12/2021, ora 18:00

Kosova ka shpallur non grata një zyrtar rus të UNMIK-ut, për shkak të veprimtarisë së tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të vendit. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e jashtme, Donika Gërvalla, përmes një postimi në Facebook.

“Institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të vendosura në betejën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe përfaqësuesve e satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë të minojnë arritjet e Kosovës dhe të partnerëve tanë, e në radhë të parë të SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së.”, shkruan ministrja.

Gërvalla shton se qeveria e Kosovës I siguron qytetarët se institucionet do të mbeten çdo ditë vigjilente dhe të vendosura për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit kushtetues.