Dilaveri: Biznesi ka ndjerë shtrëngesën e shtetit edhe në vitin që sapo mbyllëm

Përditësuar më: 31/12/2021, ora 15:49

Dilaveri: Biznesi ka ndjerë shtrëngesën e shtetit edhe në vitin që sapo mbyllëm

Përditësuar më: 31/12/2021, ora 15:49

Eksperti i ekonomisë, Flobens Dilaveri, komentoi gjendjen e biznesit në vend, duke theksuar se viti që po lëmë pas ishte “sfidues dhe me probleme, si pasojë e pandemisë”.

“Por, sektorë të caktuar si turizmin dhe ndërtimi, kanë performuar shumë më mirë”, nënvizoi Dilaveri.

Sipas tij, “kostot e shtuara për sipërmarrjen janë evidente”.

“Ka pasur kosto si pasojë e pandemisë, por edhe politikave të qeverisë. Biznesi ka ndjerë shtrëngesën e shtetit edhe në vitin që sapo mbyllëm. Luhatja e politikave fiskale ka qenë edhe më agresive këtë vit. Problem për vitin 2022 do të jetë edhe rritja e çmimit të energjisë. Pra, biznesi nuk i ka shpëtuar rritjes së kostove. Edhe fiskalizimi ka pasur kosto ekstra”, u shpreh eksperti.

Sipas Dilaverit, fakti që në ditët e fundit të vitit nuk ka pasur shtim të fuqisë blerëse, tregon që niveli ekonomik i familjeve shqiptare është më i dobët sesa ka qenë përpara një viti.