Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

La punën për t’u bërë miliarder me robotin që bën kafe

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2021, 14:22 | Lifestyle

Të lësh punën është gjithmonë një situatë që mbart një rrezik në vetvete, veçanërisht kur puna nuk lihet për të nisur një tjetër, por për t’u futur në një sektor pak të eksploruar. Në rastin e Keith Tan, biznesi i robotëve që bëjnë kafe e ka bërë atë miliarder.

Në vitin 2015, 41-vjeçari vendosi të linte punën si financier për të ndryshuar jetën e tij: “Po punoja dhe mendova: është shansi im, duhet të bëj diçka, të ndërtoj diçka për veten time”.

Ai krijoi zinxhirin e tij të kafeneve. Ai i vendosi ato në vende strategjike në Singapor dhe Japoni: zyra, aeroporte dhe stacione transporti. Surpriza për klientët që hynin në këto objekte ishte se aty nuk kishte personel njerëzor. Në vend të kamarierëve kishte vetëm një makineri të quajtur “Ella”. Ky robot është i aftë që të përgatisë, në vetëm pak sekonda, deri në 300 kombinime kafeje, nga një kapuçino deri në një “latte”.

https://www.youtube.com/watch?v=2Fi2H8cV3kw&t=15s

Kjo makineri, që ka një krah robotik, funksionon 24 orë në ditë dhe është e aftë të shërbejë rreth 200 njësi në orë, që është katërfishi i performancës së një kamarieri. Kështu, totali ditor arrin në 4800 kafe. Ky efikasitet ka një efekt të drejtpërdrejtë në çmimin për konsumatorin: kushton 3 dollarë, për çmimin mesatar prej 4,5 dollarë në Singapor.

Mirëmbajtja e robotit është gjithashtu e thjeshtë: nevojitet vetëm qumësht i freskët dhe kokrra kafeje për çdo 360 porosi. Pas tre vitesh punë të palodhur nga kompania e themeluar nga Tan, Croën Digital dhe pas partneritetit me Techman Robot, makineria “lindi” në vitin 2018.

Ideja ishte tashmë në funksion para ardhjes së COVID, por ky ishte një faktor që promovoi përdorimin e tij. Kufizimet bënë që konsumatorët të interesoheshin shumë për këtë lloj teknologjie. “Ka raste kur thjesht dëshironi shpejtësi, qëndrueshmëri dhe lehtësi në porositje, dhe pikërisht këtu mund të futet robotika”, thotë krijuesi i saj.

Që nga hyrja në treg, pajisja Croën Digital ka qenë e pranishme në 1657 stacione treni dhe 30 stacione metroje: çdo ditë, më shumë se 18 milionë udhëtarë mund të shijojnë kafenë që duan në vetëm pak sekonda. Megjithatë, lind pyetja nëse ky robotizim i proceseve mund t'i japë fund punës së njerëzve në këtë sektor. Sipas Forumit Ekonomik Botëror, vlerësohet se ky automatizim do të zhvendosë rreth 85 milionë vende pune deri në vitin 2025. Megjithatë, si rezultat i kësaj teknologjie të shtuar, do të krijohen rreth 97 milionë vende pune për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e saj për të njëjtën periudhë kohore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë