Mjeshtri i shahut bie nga karrigia pasi një gabim i kushtoi ndeshjen

Përditësuar më: 31/12/2021, ora 12:20
Untitled collage 2021 12 31T121949.345 1280x720

Mjeshtri i shahut bie nga karrigia pasi një gabim i kushtoi ndeshjen

Përditësuar më: 31/12/2021, ora 12:20

Një moment i këndshëm është regjistruar gjatë një ndeshje shahu, ku një prej lojtarëve ra nga karrigia pasi bëri një lëvizje në lojë që i kushtoi humbjen.

Në ndeshjen e shpejtë të shahut, ku lëvizja duhet të kryhet brenda 10 sekondash, 18-vjeçari Pawel Teclaf, bëri një lëvizje të pamenduar mirë dhe kur e kuptoi se humbi ndeshjen përballë Tigran Petrosian, reagimi e bëri që të rrëzohej nga karrigia.

Gjithçka ndodhi në kampionatin botëror të shahut që u mbajt në stadiumin e Varshavës në Poloni dhe i gjithë incidenti u mbyll me një shtrëngim duarsh.