Rimëkëmbja në 2022, biznesi do të vuajë efektet e rritjes së kostove

Përditësuar më: 31/12/2021, ora 11:37

Rimëkëmbja në 2022, biznesi do të vuajë efektet e rritjes së kostove

Përditësuar më: 31/12/2021, ora 11:37

Efektet post-pandemi vazhdojnë të ndihen akoma te bizneset. Procesi i fiskalizimit, mungesa e fuqisë punëtore dhe dalja në tregun e lirë për të blerë vetë energjinë kanë qenë ndër shqetësimet kryesore të tyre, e duket se do të jenë problemet në vazhdimësi të sipërmarrjes ndërkohë që rikuperon humbjen e kaluar.

Sipas kryetarit të shoqatës Pro-Eksport Albania, Edvin Prence, biznesi shqiptar ende vazhdon të jetë i brishtë përballë krizave dhe rritja ekonomike prej 7,6% e raportuar nga FMN ende nuk po reflektohet plotësisht.

E ndërkohë që i gjithë rajoni po përballet me një krizë tjetër atë energjetike, sfida për vitin 2022 për bizneset shqiptare është hyrja në tregun e lirë, ku sipërmarrjet do të duhet të sigurojnë vet nevojat për energjinë elektrike.