Tentoi të vrasë me armë të birin, pranga autorit

Përditësuar më: 31/12/2021, ora 09:19
WhatsApp Image 2021 12 31 at 08.50.36 1280x720

Tentoi të vrasë me armë të birin, pranga autorit

Përditësuar më: 31/12/2021, ora 09:19

Policia e Kurbinit bën me dije se ka mundur të parandalojë një krim të rëndë në familje dhe të arrestojë autorin që kërcënoi me armë pjesëtarët e tjerë të familjes.

Shërbimet e Policisë u njoftuan se në fshatin Ferr-Shkopet, kishte një konflikt në familje dhe se babai kishte qëlluar me armë në drejtim të djali.

Falë veprimeve shpejta hetimore, pas disa orësh ndjekjeje u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit P. G. duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me një armë zjarri në drejtim të djalit të tij, shtetasit L. G. fatmirësisht pa i shkaktuar lëndime.