Trafik i rënduar në prag të Vitit të Ri, policia shton prezencën në rrugë

Publikuar më: 31/12/2021, ora 17:59
trafiku 1280x720

Trafik i rënduar në prag të Vitit të Ri, policia shton prezencën në rrugë

Publikuar më: 31/12/2021, ora 17:59

Policia e Shtetit ka njoftuar se “nisur nga fluksi shumë i lartë i automjeteve, jo vetëm në qendrat urbane, por edhe në akset nacionale dhe rurale”, është “rritur prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe ato të Patrullave të Përgjithshme”.

“Po monitorohet qarkullimi i automjeteve me makinën inteligjente, dronë, radarë, kamera e aparatë fotografik, me qëllim parandalimin e akisdenteve rrugore”, lexohet në njoftimin e policisë.

“Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të qëndrojnë në radhë në ato akse rrugore ku ka lëvizje të ngadaltë, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve”, shtohet në njoftim.