1 Janari në Kukës, qyteti zgjohet nën pushtetin e mjegullës

Publikuar më: 1/1/2022, ora 10:27
Untitled collage 2022 01 01T102218.614 1280x720

1 Janari në Kukës, qyteti zgjohet nën pushtetin e mjegullës

Publikuar më: 1/1/2022, ora 10:27

Kukësi në mëngjesin e 1 janarit të 2022 është zgjuar nën pushtetin e  mjegullës së dendur.

Mjegulla ka kufizuar shikueshmërinë si për qytetarët ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve, ndaj kërkohet të tregohet shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve në disa zona të qarkut verior.

Edhe përdoruesit e Rrugës së Kombit duhet të bëjnë kujdes dhe të ulin shpejtësinë si dhe të rrisin vigjilencën pasi trafiku i lëvizjes është ende i lartë.

Policia rrugore këshillon përdoruesit e rrugës për të treguar kujdes në lëvizje dhe të shmangin shpejtësinë mbi normat e lejuara në kushtet e pamjes së kufizuar. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë aksident.