7 të lënduar në mesnatën e ndërrimit të viteve në Kosovë, një me plumb qorr

Përditësuar më: 1/1/2022, ora 11:30
Untitled collage 2022 01 01T112947.851 1280x720

7 të lënduar në mesnatën e ndërrimit të viteve në Kosovë, një me plumb qorr

Përditësuar më: 1/1/2022, ora 11:30

Nuk ka kaluar pa incidente të vogla nata e ndërrimit të viteve në Kosovë.

Urgjenca e Kosovës bën me dije se 6 persona janë lënduar nga fishekzjarrët në mesnatë, ndërkohë një tjetër është plagosur nga një plumb qorr.

“Deri në këto momente të fillimit të Vitit të Ri, nuk kemi një fluks sikur që kemi pasur viteve të më hershme, është një numër më i vogël. Megjithatë janë prezentë këto raste, kemi diku shtatë raste të lënduar me mjete piroteknike dhe një të plagosur nga plumbi qorr. Gjendja e tyre, pjesa dërmuese janë në shtëpi, tre jemi duke i trajtuar. I lënduari nga plumbi i qorr, është në regjionin e krahut”, theksoi mjeku i Urgjencës Kombëtare të Kosovës, Agron Çitaku.