Alkooli “lumë” për Vit të Ri, 17 persona përfunduan në repartin e Toksikologjisë në Shkup

Përditësuar më: 1/1/2022, ora 11:52
Untitled collage 2022 01 01T115214.344 1280x720

Alkooli “lumë” për Vit të Ri, 17 persona përfunduan në repartin e Toksikologjisë në Shkup

Përditësuar më: 1/1/2022, ora 11:52

Konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike gjatë natës së ndërrimit të viteve ka bërë që 17 persona të paraqitet për të marrë ndihmë në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup.

Ajo që bie në sy është se 7 prej personave që u paraqitën për të marrë ndihmë nga alkooli ishin të mitur 14-17 vjeç, ndërsa 7 të tjera ishin femra.

Më herët, policia në Maqedoninë e Veriut raportoi se nata e ndërrimit të viteve në vend kaloi pa incidente madhore.