Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Digjet banesa në “Don Bosko”, të paqarta shkaqet

Nga A2 CNN
1 Janar 2022, 08:46 | Kronikë
Digjet banesa në “Don Bosko”, të paqarta shkaqet

Një banesë është përfshirë nga flakët pak pas mesnate në katin e katërt të një pallati në zonën e “Don Boskos”.

Ngjarja ka alarmuar banorët e tjerë të pallatit të cilët njoftuan zjarrfikësit që i vunë flakët në kontroll pas disa minutash.

Në momentin e zjarrit në banesë nuk kishte njeri, ndërsa dëmet e shkaktuara prej tij janë shumë të mëdha.

Policia vijon punën për të zbardhur shkaqet, ndërkohë që nuk përjashtohet dhe mundësia që shkëndija e parë mund të jetë provokuar nga një fishekzjarr.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani