“Far west” në Filadelfia, plagosen të paktën 6 persona

Përditësuar më: 1/1/2022, ora 09:53

“Far west” në Filadelfia, plagosen të paktën 6 persona

Përditësuar më: 1/1/2022, ora 09:53

Të shtëna me armë u regjistruan në një zonë shumë të populluar të Filadelfias, ku të paktën 6 persona mbetën të plagosur.

Të shtënat me armë erdhën nga disa persona, duke detyruar qindra kalimtarë në panik të kërkojnë një strehë për të shpëtuar jetën.

Sipas policisë, një grua mori plagë të rënda dhe u dërgua në gjendje kritike në spital, ndërkohë që të plagosurit e tjerë janë në gjendje më të stabilizuar.

Motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet janë vënë në ndjekje të agresorëve.