Gledis Nano në terren në momentin e ndërrimit të viteve: Ditët e ardhshme rikthehen masat antiCovid

Përditësuar më: 1/1/2022, ora 08:33
Screenshot 6 1280x718

Gledis Nano në terren në momentin e ndërrimit të viteve: Ditët e ardhshme rikthehen masat antiCovid

Përditësuar më: 1/1/2022, ora 08:33

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano inspektoi shërbimet e Policisë në terren duke i uruar për Vitin e Ri dhe falënderuar për angazhimin e punën e bërë prej tyre gjatë ditëve festive.

Ndonëse, mesnata e ndërrimit të viteve nuk kishte orë policore që nënkuptonte mbylljen e lokaleve apo njerëzve në shtëpi në orën 23:00, Nano paralajmëroi qytetarët që të kenë kujdes pasi në ditët në vijim situate do të kthehet në normalitet.

“Në ditët në vijim situata do të kthehet në situatën normale dhe shërbimet e Policisë do të vazhdojnë shërbimet e tyre si i kanë kryer dhe më përpara, kështu që nuk presim ndonjë ndryshim të madh, të gjithë qytetarët e dinë sesi duhet të sillen në raport me masat anticovid dhe me shërbimet që kryen Policia, ashtu dhe me orarin e përcaktuar dhe për këtë do të ketë dhe njoftime nga ana jonë”, tha Nano.

Më pas Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Lorenc Panganika vizituar Sallën e Drejtimit dhe Komandimit në DVP Tiranë, ku uroi punonjësit e Policisë që ishin në detyrë.