Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Hollywood humb një nga gjigantët, ndërron jetë Betty White

Nga A2 CNN
1 Janar 2022, 12:31 | Showbiz

Ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare, vetëm 17 ditë para se të festonte ditëlindjen e saj të 100, aktorja e mirënjohur e Hollywood, Betty White.

Detajet e vdekjes së Betty-t nuk dihen ende, përveç të dhënave se ajo ndërroi jetë në shtëpinë e saj.

Javën e kaluar, aktorja legjendare foli për revistën “People” dhe tha se ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore madje prezantoi dhe planet për të ardhmen.

Betty Marion White Laden lindi më 17 janar 1922. Ajo pati karrierën më të gjatë televizive si artiste femër në histori dhe ishte gruaja e parë që prodhoi një sitcom.

Me një karrierë që përfshin më shumë se 75 vjet, White ka fituar tetë çmime Emmy, tre “American Comedy Awards”, tre “Screen Actors Guild Awards” etj. White gjithashtu kishte yllin e saj në “Hollywood Walk of Fame”.

White është më e njohur për rolin e saj si Rose Nyland në hitin "Golden Girls" dhe rolin e saj si Sue Ann Nivens në shfaqjen Mary Tyler Moore. Megjithatë, roli i saj i fundit në serial ishte në “Hot In Cleveland”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë