Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mbërrin 2022! Spektakël fishekzjarresh në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë

Nga A2 CNN
1 Janar 2022, 00:21 | Aktualitet

Viti i Ri 2022 mbërriti në Shqipëri. Viti i dytë që kalojmë në pandemi u mbyll, për t’i hapur rrugë një kapitulli të ri, me shpresën se 2022 do të jetë më i qetë e më i begatë.

Në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, fishekzjarret e zakonshme ishin edhe këtë herë kryefjalë e festës. Disa qindra qytetarë ndoqën spektaklin e shndritshëm në Sheshin Skënderbej, ndërsa festa vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit, për shkak edhe të heqjes së orës policore.

Pak ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të lejojë qarkullimin e njerëzve dhe mbajtjen hapur të lokaleve pas orës 23:00, vetëm për natën e ndërrimit të viteve, një vendim që u diskutua shumë, por u mirëprit nga qytetarët, sidomos të rinjtë.

Festime e fishekzjarrë pati edhe në qytete të tjera të vendit, si në Durrës, Korçë, Shkodër, Fier e Vlorë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë