Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Ndërrimi i viteve dhe mesazhi, Papa Françesku: Promovoni nënën dhe mbroni gruan

Nga A2 CNN
1 Janar 2022, 12:47 | Bota
Ndërrimi i viteve dhe mesazhi, Papa Françesku: Promovoni

Papa Françesku mori pjesë në meshën e fundvitit në Vatikan, të cilën ia dedikoi të gjithë atyre që iu përgjigjën kësaj kohe pandemike me përgjegjësi dhe jo egocentrizëm.

Të gjithë ndërkohë vunë re faktin që Papa nuk e celebroi vetë meshën, por ia la kardinalit të Vatikanit, një vendim i njoftuar vetëm pak çaste para nisjes së shërbesës fetare.

Ndërkohë, mesazhin e vitit te ri ia dedikoi nënave në të gjithë botën dhe luftës kundër dhunës ndaj gruas.

"Ndërsa nënat japin jetën e tyre dhe gratë ruajnë botën, le të punojmë të gjithë për të promovuar nënat dhe për të mbrojtur gratë. Sa dhunë ka ndaj grave! Mjaft! Të lëndosh një grua është të zemërosh Zotin, se nga një grua ai mori njerëzimin. Nënat dinë të kapërcejnë pengesat dhe konfliktet, dinë të sjellin paqen. Në këtë mënyrë ato arrijnë t'i shndërrojnë fatkeqësitë në mundësi për rilindje dhe mundësi rritjeje. Ato e bëjnë këtë sepse dinë të mbajnë, dinë si të mbajnë fijet e jetës së bashku”, u shpreh Papa Françesku.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani