Shifra të frikshme infektimesh në Greqi nga koronavirusi

Publikuar më: 1/1/2022, ora 10:01
Untitled collage 2022 01 01T100056.783 1280x720

Shifra të frikshme infektimesh në Greqi nga koronavirusi

Publikuar më: 1/1/2022, ora 10:01

Greqia po përjeton një moment shumë të vështirë me pandeminë e koronavirusit, ku ditë pas dite shifrat e infektimeve të reja rriten në nivele rekord që nuk ishin shënuar kurrë më parë gjatë këtyre dy viteve.

Në buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë në vendin fqinj u raportua se 40 mijë persona të tjerë u infektuan me koronavirus, ndërsa viktimat ishin 76.

Megjithatë, bëhet me dije se numri i shtrimeve në spitale ka qenë në nivele të njëjta, çka bën të mendosh se rastet e reja janë me variantin Omicron, i cili është më i transmetueshëm, por me simptoma më të lehta.

Një valë e tillë infektimesh rrit frikën dhe për një shtim të mundshëm të rasteve dhe në vendin tonë, kjo edhe për shkak të numrit të lartë të qytetarëve që kalojnë në të dyja anët e kufirit me rastin e festave të fundvitit.