Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Viktima dhe të plagosur nga fishekzjarret në Europë

Nga A2 CNN
1 Janar 2022, 23:36 | Bota
Viktima dhe të plagosur nga fishekzjarret në Europë

Tre persona humbën jetën dhe disa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur në Europë gjatë natës së ndërrimit të viteve për shkak të fishekzjarreve, edhe pse përdorimi i tyre ishte i ndaluar.

Në Holandë, një djalë 12-vjeçar humbi jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë teksa po shihnin një të rritur që ndezi një fishekzjarr, raportuan mediat lokale. Pas ngjarjes një person është arrestuar nga policia. Në total, në vend u plagosën 80 persona nga shpërthimet e fishekzjarreve, raportoi “De Telegraaf”, ku disa persona humbën edhe gjymtyrë.

Në Gjermani, një burrë 37-vjeçar u vra nga shpërthimi i një fishekzjarri në qytetin Henef. Gjithashtu në Gjermani pati disa persona të plagosur, raportoi Agjencia Gjermane e Lajmeve.

Viktima e tretë u regjistrua në Austri, ku një 23-vjeçar mbeti i vrarë nga shpërthimi i një fishekzjarri.

Në Gjermani dhe Holandë përdorimi i fishekzjarreve u ndalua për shkak se autoritetet thanë se nuk donin të rëndonin situatën nëpër spitale, për të lënë punonjësit e shëndetësisë të merreshin me të sëmurët me Covid-19. Por pavarësisht kësaj, njerëzit, sidomos në zonat kufitare, arritën të blinin dhe të përdornin fishekzjarrë natën e ndërrimit të viteve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë