Viti i Ri 2022, pritet me spektakël fishekzjarrësh dhe koncert në shesh

Përditësuar më: 1/1/2022, ora 12:50

Viti i Ri 2022, pritet me spektakël fishekzjarrësh dhe koncert në shesh

Përditësuar më: 1/1/2022, ora 12:50

Një vit i rrethuar nga pandemia, por që sërish nuk ndali festën e qytetarëve, të cilët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, ku pritën vitin e ri 2022.

Spektakli i fishekzjarrëve u shoqërua me urimet për një vit më të mirë, ndërsa bashkia e Tiranës organizoi një koncert festiv.

Por Shqipëria u bë dhe destinacion i turistëve të huaj, të cilët festuan ndërrimin e viteve në vendin tonë.

Policia e Shtetit u kujdes që masat e marra të përfshinin sigurinë e qytetarëve ndërsa festimet, ashtu si dikur vazhduan deri në orët e para të mëngjesit.