Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Chelsea dhe Liverpool ndahen në barazim, fitues del Manchester City

Nga A2 CNN
2 Janar 2022, 22:02 | Futboll

Chelsea dhe Liverpool ndanë nga një pikë në “Stamford Bridge” këtë të diel, një rezultat që i shërbeu më shumë se të gjithëve, Manchester City-t, tashmë 10 pikë para ndjekësit më të afërt, në krye të renditjes së Premier League.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, mungoi në stol, për shkak se dyshohet se është pozitiv me Covid-19, ndërsa bashkëkombësi i tij te blutë e Londrës, Thomas Tuchel, la jashtë formacionit Romelu Lukaku-n, pas një interviste të dhënë prej belgut, ku kishte ankesa për situatën që po kalonte në klub.

U duk se Klopp do të dilte më i lumtur nga kjo sfidë, kur Sadio Mane – pasi shpëtoi me një karton të verdhë për një goditje me bërryl ndaj Azpilicueta-s në sekondat e para të lojës – përfitoi nga një gabim i mbrojtësit Trevoh Chalobah dhe shënoi golin e parë për miqtë. Ndërsa Mohamed Salah, me një moment gjenialiteti, dyfishoi rezultatin për Reds.

Por në fund të pjesës së parë, Mateo Kovacic shkurtoi diferencën e golave, me një gjuajtje spektakolare, ndërsa në kohën shtesë të pjesës së parë Pulisic barazoi gjithçka.

Të dy skuadrat patën mundësi ta fitonin takimin në pjesën e dytë, por të dy portierët, Mendy dhe Kelleher i Liverpool, e mbrojtën mirë portëne tyre. Pas ndeshjes Chelsea është në vend të dytë në renditje, me 10 pikë më pak se City, ndërsa Liverpool është në vend të tretë, 11 pikë larg kreut, por duke pasur një ndeshje më shumë për të luajtur.

A2 CNN Livestream

Dita jonë