Chelsea me dorë të “hekurt”, Lukaku jashtë skuadrës, shkak bëhen deklaratat e tij

Përditësuar më: 2/1/2022, ora 15:15
lukaku inter 1280x720

Chelsea me dorë të “hekurt”, Lukaku jashtë skuadrës, shkak bëhen deklaratat e tij

Përditësuar më: 2/1/2022, ora 15:15

Romelu Lukaku nuk grumbullohet me skuadrën për super ndeshjen ndaj Liverpool.

Tekniku i Chelsea, Thomas Tuchel i ka konsideruar mungesë profesionializimi dhe respekti për klubin, deklaratat e tij për mediat italiane, ku shfaqte shenja pendesa për largimin e tij nga Inter.

Banderola e tifozëve interistë ku lexohej se “Nuk ka rendësi ai që largohet kur fillon shiu, por ka rëndësi ai që qëndron kur ka stuhi”.

Belgu i kërkoi ndjesë publike zikaltërve, por edhe kjo nuk ka shërbyer për të qetësuar situatën. Tifozët e Interit hapën një banderolë të madhe ku lexohej se “Nuk ka rendësi ai që largohet kur fillon shiu, por ka rëndësi ai që qëndron kur ka stuhi”.

Kjo për të treguar se nuk janë aspak dakord me një rikthim të mundshëm të tij në Milano.