Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

COVID-19, Europa i tejkalon 100 milionë raste

Nga A2 CNN
2 Janar 2022, 16:41 | Bota
COVID-19, Europa i tejkalon 100 milionë raste

Evropa i tejkaloi 100 milionë të infektuarit me koronavirus në shtetet e saj, përfshi është Rusinë e Azerbajxhanin.

 Këtë tregon një studim i agjencisë AFP sipas së cilës dhjetë vendet me incidencën më të lartë të rasteve në botë për 100 mijë banorë janë të gjitha në Europë, duke filluar nga Danimarka (2,045), Qiproja (1,969) dhe Irlanda (1,964).

100 milionë rastet që i takojnë shteteve evropiane përfaqësojnë më shumë se një të tretën e rasteve të zbuluara në botë që nga fillimi i pandemisë. Në këtë situatë, shumë shtete po forcojnë vazhdimisht rregullat e tyre duke mos përjashtuar edhe izolimin.

Studimet e deritanishme tregojnë se varianti Omicron i Covid ka më shumë gjasa të infektojë fytin sesa mushkëritë, gjë që shkencëtarët thonë se mund të shpjegojë faktin pse duket të jetë më infektues, por më pak vdekjeprurës se versionet e tjera të virusit.

Gjashtë studime të ndryshme - katër të publikuara që nga vigjilja e Krishtlindjes - konfirmuan se Omicron nuk i dëmton mushkëritë e njerëzve aq shumë sa varianti Delta dhe variantet e tjera të mëparshme të koronavirusit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu