Këmbimi valutor, euro u dobësua ndjeshëm përgjatë vitit 2021

Publikuar më: 2/1/2022, ora 13:58

Këmbimi valutor, euro u dobësua ndjeshëm përgjatë vitit 2021

Publikuar më: 2/1/2022, ora 13:58

Familjet shqiptare që këmbejnë euro këtë fillimvit, do të marrin më pak lekë mbrapsht krahasuar me një vit më parë. Kjo për shkak se përgjatë vitit të shkuar, valuta europiane pësoi një zhvlerësim, nga 123.6 lekë në fillim të Janarit 2021, në 120.7 në fund të Dhjetorit.

Rënia erdhi graduale përgjatë gjithë vitit, por u theksua veçanërisht gjatë sezonit veror, ku turizmi solli pothuajse të njëjtën sasi valute sa në 2019-ën, ndërsa nga ana tjetër shqiptarët bënë më pak pushime jashtë vendit.

Pas Nëntorit, dërgesat e emigrantëve në nivele rekord për fundvit, u bënë një tjetër faktor për rënien e euros, shoqëruar nga efekti psikologjik i Eurobondit, ku qeveria pritet të marrë më pak borxh në valutë përgjatë muajve në vazhdim.

Ecuria e këmbimit këtë vit është e vështirë për t’u parashikuar, por rritja e fortë e çmimeve të importit pritet të zbusë një rënie të mundshme të euros.

Në ditët e para të 2022-it, agjencitë e këmbimit valutor kanë ulur edhe më tej kursin e euros, diçka që pritet të reflektohet në ditët në vijim edhe nga ana e Bankës së Shqipërisë.