Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kërkoi lirinë, edhe Apeli lë në burg Lefter Kokën

Nga A2 CNN
2 Janar 2022, 11:41 | Kronikë
Kërkoi lirinë, edhe Apeli lë në burg Lefter Kokën

Gjykata e Posaçme e Apelit ka hedhur poshtë ankimimin e Lefter Kokës për të dalë nga qelia, teksa po hetohet i akuzuar për korrupsion.

Ish-ministri i Mjedisit akuzohet se ka përfituar mbi 3 milionë euro për të ndikuar në tenderin e inceneratorit të Elbasanit. Ai i mohon akuzat.

Përmes deklarimeve të avokatit të tij, Koka pretendon se nuk ka përgjegjësi ligjore, dhe se çështja ka ngjyresa politike. Por sipas SPAK, në cilësinë e ministrit të Mjedisit, Koka ka shkelur ligjin gjatë procedurës për dhënien me koncesion të iceneratorit të Elbasanit te shoqëria “Albtech Energy” dhe se ka përfituar gati 3,7 milionë euro ryshfet.

GJKKO lëshoi fletë arresti edhe për biznesmenët Klodian Zoto e Stela Gugallja, administratorët e shoqërisë që mori koncesionin dhe asaj që zbatoi punimet, të cilët ende nuk janë gjetur nga policia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë