Muzikë dhe hare pas orës policore në kryeqytet, procedohen penalisht administratori i lokalit dhe 8 klientë

Përditësuar më: 2/1/2022, ora 16:10
jeta e nates nightlife 1280x720

Muzikë dhe hare pas orës policore në kryeqytet, procedohen penalisht administratori i lokalit dhe 8 klientë

Përditësuar më: 2/1/2022, ora 16:10

Qeveria lejoi që natën e Vitit të Ri, lokalet në vend të ushtronin aktivitetin e tyre edhe përtej orës policore në kuadër të masave kundër përhapjes së pandemisë.

Por ndoshta administratori i një lokali në kryeqytet mendonte se ky vendim do të zgjaste më shumë se 24 orë, dhe natën e kaluar ka vijuar të mbajë aktivitetin hapur, madje me muzikë të lartë.  

Personi madje ka kundërshtuar punonjësit e policisë të komisariatit numër 5, në momentin e kontrollit, kështu që përtej masës administrative me 1 milion lekë, është proceduar penalisht për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Jo vetëm, administratori është proceduar edhe për veprën e punësimit të paligjshëm, pasi në ambientet e lokalit janë konstatuar të paktën dy minorenë që punonin pa rregulla.

Por gjobë morën edhe 8 klientë të lokalit, madje u proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi filluan të krijonin zhurma shqetësuese për banorët.