Sërish tension në ishullin e Karaibeve, sulmohet kryeministri, vritet atentatori

Përditësuar më: 2/1/2022, ora 14:55
haiti kryeminister 1280x720

Sërish tension në ishullin e Karaibeve, sulmohet kryeministri, vritet atentatori

Përditësuar më: 2/1/2022, ora 14:55

Nuk ka paqe në Haiti. Vendi i Karaibeve, një nga më të varfrit në botë dhe pothuajse i shkatërruar nga tërmetet e viteve të fundit, paraqet edhe një situatë politike nga më të tensionuarat në botë.

Episodi i fundit ditën e djeshme, ku kryeministri Ariel Henry i ka shpëtuar një sulmi të armatosur, teksa po dilte nga një kishë, pas meshës që kujtonte 218-vjetorin e pavarësisë nga Franca.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gonaives, ku kryeministri do të mbante edhe një fjalim për vendin ku kërkonte unitet mes palëve.

Por në largim nga mesha, një person i panjohur filloi të gjuajë në drejtim të kryeministrit, i cili ishte mbrojtur nga truprojat e shumta, që pak minuta më vonë vranë atentatorin.

Kryeministri Henry është në qendër të kritikave, jo vetëm për korrupsionin në vend por edhe për lidhjet e dyshimta me një nga të akuzuarit kryesorë të vrasjes së ish-presidentit të vendit Jovenel Moise më 7 korrik.

Mbrëmjen e asaj dite, një komando e përbërë nga të paktën 26 persona, kryesisht ish-ushtarë të zgjedhur me origjinë kolumbiane, sulmuan rezidencën private të presidentit në periferi të kryeqytetit Port-au-Prince, duke e vrarë së bashku me disa truproja dhe duke plagosur Zonjën e Parë.