Vala e infektimeve, edhe Leo Messi pozitiv me COVID-19

Përditësuar më: 2/1/2022, ora 16:48
messi psg 1280x720

Vala e infektimeve, edhe Leo Messi pozitiv me COVID-19

Përditësuar më: 2/1/2022, ora 16:48

Valës së infektimeve të COVID-19 nuk mund t’i shpëtonte dot as Leo Messi. Së fundmi raportohet se edhe ylli argjentinas ka rezultuar pozitiv nga testet e kryera dhe do të karantinohet për 14 ditë.

Kanë qenë vetë faqet franceze që konfirmuan lajmin se tek skuadra e Paris Saint Germain janë 4 lojtarë pozitivë, ku mes tyre radhitet dhe Leo Messi. Të tjerët janë Juan Bernat, Sergio Rico dhe Nathan Bitumazala.

Argjentinasi fituesi i 7 topave të artë do të mungojë në ndeshjen e Kupës së Francës kundër Vannesit të kategorisë së katërt, ku parisienët nuk pritet të kenë gjithsesi asnjë vështirësi.