Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Viti fillon me çudi në Kore, shtetasi i jugut dezerton për në Veri

Nga A2 CNN
2 Janar 2022, 19:09 | Bota
Viti fillon me çudi në Kore, shtetasi i jugut dezerton për

Viti 2022 fillon me një çudi gjeopolitike, në kufirin midis Koreve. Lajmet që i referohen dy vendeve të ndara nga vitet 50 të shekullit të kaluar, dhe që prej asaj kohe jetojnë si të ishin në dy botë paralele, ka parë gjithmonë tentativa për  të kaluar veriu, me një regjim stalinist nga më të egrit, në jug, vend me sistem kapitalist nga më të zhvilluarit.

Por ndodh edhe e kundërta. Një shtetas koreano jugor ka kaluar kufirin e fortifikuar midis vendeve, i quajtur DMZ, duke shmangur edhe ndjekjen e dhjetëra ushtarëve të Seulit.

Autoritetet jugore kanë deklaruar se nuk dinë nëse personi është ende gjallë apo i vrarë nga veriorët, por i bëjnë apel Penianit ta mbrojnë në rast se ka shpëtuar.

https://a2news.com/2021/11/24/futi-me-usb-ne-korene-e-veriut-serialin-squid-game-denohet-me-vdekje/

Shanset e mbijetesës janë të pakta, edhe nga urdhëri i liderit suprem Kim Jong Un që të pushkatohen të gjithë personat që hyjnë ilegalisht në vend, nga frika e deklaruar për përhapjen e pandemisë, që zyrtarisht nuk ekziston në veri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë