Zjarr në godinën e parlamentit në Afrikën e Jugut

Përditësuar më: 2/1/2022, ora 09:42

Zjarr në godinën e parlamentit në Afrikën e Jugut

Përditësuar më: 2/1/2022, ora 09:42

Godina e parlamentit të Afrikës së Jugut në Kejp Taun, është përfshirë nga flakët.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë zjarr dhe tym nga çatia ndërsa dhjetëra zjarrfikës po luftojnë me flakët.

Autoritetet lokale thanë se flakët kanë çarë edhe muret e brendshme të godinës. Arsyeja e zjarrit nuk është zbuluar ende, por dyshohet se ka nisur në katin ku ndodhen zyrat.

Parlamenti i Afrikës së Jugut është ndërtuar në tri pjesë, më e vjetra e ngritur në vitin 1884. Dy seksionet e tjera janë ndërtuar në vitet 1920 dhe 1980 respektivisht.